Eliot Engel uron popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Kongresisti amerikan Eliot Engel ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë. Engel përmes një postimi në Twitter ka uruar qytetarët e Kosovës duke u dëshiruar të ardhme me paqe dhe prosperitet.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë. Uroj që e ardhmja juaj të jetë me paqe dhe prosperitet. Kosova 13”, ka shkruar Engel.

Kongresisti amerikan është i njohur si një prej mbështetësve më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Engel ka qenë i pranishëm në seancën solemne të Shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Ai pati peshë të rëndësishme në denoncimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve nga Serbia i cili do të kulmonte me gjenocid në fund të viteve 90-ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme