Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se rruga prej Hotelit “Grand” e deri te Katedralja “Nënë Tereza” do të mbyllet dhe aty do të bëhet një park i zgjeruar ku parashihen minimumi 500 vetura
Ahmeti ka thënë se ky vend do të quhet Parku Qendror.
Postimi i tij i plotë:
Sot para palëve të interesuara prezantojmë projektin e parkingut të madh nëntokësor para Fakultetit Filologjik. Sic është prezantuar më herët parashihen minimum 500 vendparkime. Rruga prej Hoteit Grand deri te Katedralja do të mbyllet dhe do ta kemi një park të zgjeruar nga Fakulteti Filologjik deri te Katedralja që do ta quajmë Parku Qendror. Ky projekt ka kaluar në Komitetin e Partneritetit Publiko Privat me 16 prill.
Procedura do të zhvillohet në dy faza: në dy javët e ardhshme do te zhvillohet procedura për parakualifikim (kapacitet financiar, përvoja, menaxhimi etj.) dhe pastaj bizneset e parakualifikuara do të mund të ofertojnë për projekt.