Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për mediat ka njoftuar se për datën 1 maj – ditës së punëtorëve do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve përveç autobusëve të NPL “Trafiku Urban”, linja 4, automjetet e Policisë së Kosovës, të KFOR-it, EULEX, ndërmarrja “Hortikultura”, KPM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspeksionit dhe të automjeteve emergjente, në drejtim të parkut “Gërmia”, ndërsa linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit te rregullt deri në Sofali.
Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Normale”, “Sofalia”, “Tauk-Bahçe” dhe restoranteve – vilat ” Gërmia” , “Freskia” dhe “Lira” do të jetë kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “‘Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”, Kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri” – “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica”, Kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpetim Robaj” me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës
dhe parkut “Gërmia”, thuhet në njoftim.
Transporti publik i qytetarëve, për në parkun “Gërmia” deri te pishina, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të NPL “Trafiku Urban” ,linja 4.