Në Komunën e Rahovecit, të gjitha rrugët lidhin fshatrat me qendrën e Komunës janë të kalueshme, vështirësi në qarkullim nuk ka në qytetin e Rahovecit. Në fshatrat të cilët janë me të thella malore, qarkullimi është vështirësuar për shkak të sasisë së borës dhe ngricave.
Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike shprehet se operatori i cili është kontraktuar nga ana e Komunës për pastrimin e borës nga rrugët gjithë ditës se enjte dhe natës ka bërë pastrimin, por intensiteti i madh i borës dhe i erërave të fort kanë vështirësuar pastrimin e disa rrugëve nëpër disa fshatra dhe për këtë është vështirësuar qarkullimi në disa rrugë të fshatrave të cilët janë me të thella malore.
Ai thotë poashtu se edhe gjatë ditës së sotme, makineria e operatorit i cili është kontraktuar, është në teren dhe vazhdimisht është duke bërë pastrimin e borës dhe hedhjes si kripës.