Adnan Rrustemi nga VV nuk e ka mohuar e as pohuar nëse Fatmir Kollcaku po nga kjo parti është kandidati tjetër për president, vetëm e vetëm që të thirret dhe një seancë për votim të presidentit, raporton Ekonomia Online.
“Nuk mund ta konfirmojë këtë gjë e marrim vesh shumë shpejt. E përsëris, ne kemi dhënë kohë, edhe nënshkrime edhe gatishmëri edhe dialog e diskutime opozitës për të zgjedhur presidenten apo presidentin”, tha ai.