Çështja e pagesës së rrymës për serbët në veri të Kosovës, ka përplasur disa nga deputetët e pushtetit me opozitën.
Haki Abazi ka thënë se ZRE ka lejuar që të paguhet rryma në veri, në kohën e udhëheqjes PDK-LDK.
“ZRE ka leju të paguhet rryma në veri”, ka thënë Abazi.
Ndërkohë, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti tani e ka bërë që kjo rrymë të paguhet përmes KOST-it, që ‘i bie të paguhet përmes taksave tona’.
“Nuk është larg që në Qeverinë Kurti është marrë vendimi që këtë kosto ta bartë KOST. Tani po e pagujmë përmes taksave tona, më herët e kemi paguar nëpërmjet faturave”, ka thënë Bajrami.