RTK-ja i kërkon për tre muaj 2.2 milionë euro, Komisioni s’ka kuorum të votojë

Prishtinë | 11 Tet 2023 | 14:44 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar kërkesës së RTK-së për ndarjen e mjeteve për periudhën tetor-dhjetor 2023, raporton Ekonomia Online.

Por në mungesë të kuorumit kjo pikë ka mbetur që të votohet në mbledhjen e ardhshme.

Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj, para deputetëve deklaroi se prej 2 milionë e 240 mijë euro, 87 për qind e kësaj shumë është e dedikuar për pagat e punëtorët.

Ai me këtë rast tha se një pjesë e këtij buxheti i dedikohet edhe festivalit të parë të RTK-së.

“Është një periudhë kur ne vijmë këtu për të kërkuar financat për muajt e ardhshëm. Atë çfarë mund të themi pritjet janë që të kemi shumë prej 2 milionë e 240 mijë euro që janë në bazë të ligjit”.

“Të hyrat nga marketingu të gatshme rreth 145 mijë euro, të hyra të tjera 36 mijë dhe në total do t’i kemi 2.7 milionë duke përfshirë këtu edhe 300 mijë euro nga Ministria e Kulturës për festivalin e parë të RTK-së”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme