RTK-ja të mos financohet vetëm nga shteti

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 14:13 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike ka organizuar dëgjim publik për plotësim ndryshimin e ligjit për Transmetuesin Publik me qëllim që të dëgjohen rekomandime për këtë ligj.

Të pranishëm ishin bordi i RTK-së, përfaqësues nga Këshilli i Pavarur i Medieve, të Komisionit Evropian, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të medieve nga Kosova etj, raporton Ekonomia Online.

Në dëgjimin publik u kërkua që RTK të mos financohet tërësisht nga buxheti i shtetit.

Përfaqësuesja nga Komisioni Evropian Suzana Bytyqi gjatë dëgjimit publik për plotësim ndryshimin e ligjit për RTK-në tha se Komisioni Evropian rekomandon që burimi kryesor i RTK-së të mos jetë direkt nga buxheti i shtetit.

“Në bazë të diskutimeve dua të tërheq vëmendjen se Komisioni Evropian rekomandon që të gjendet një mënyrë të qëndrueshme të financimit dhe pjesa më e madhe e financimit të mos jetë nga shteti në mënyrë që t’i sigurohet privatësia se Ne insistojmë që neni i cili rregullon emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të mbetet ashtu siç ka qenë”, thotë ajo.

Ndërsa, Mirjeta Heta, nga administrata e kuvendit prezantoi projekt propozimin e plotësimit të ligjit për RTK-në, e cila theksoi nenin që është shtuar në ligj, ku përfshihet financimi i digjitalizimit dhe ndërtimi i objektit të ri të RTK-s.

“Fatkeqësisht sipas ligjit ekzistues dispozitës i mungon objektivi dhe kriteret e verifikueshme lidhur me shumën e parave, e cila ndahet për të siguruar financim të qëndrueshëm të RTK-së dhe të ju mundësohet përmbushja e pagesave”.

E, Jeta Xharra nga “BIRN” rekomandoi që anëtarët e bordit të mos paguhen për shkak se sipas saj, anëtar i bordit po konsiderohet si vend pune.

“Momentalisht perceptimi anëtar i bordit shihet si vend pune, a mundemi që anëtarët e bordit të mos i paguajmë. Diku 1 000 persona aplikojnë, atëherë e minimizoni numrin, komisioni mundet me i zgjedh prej njerëzve që unë mendoj po që kanë ndonjë tendencë të keqe, por edhe që jau nin për RTK-në” , theksoi ajo.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, tha se pajtohen me të gjitha udhëzimet që i ka dhënë Unioni Evropian i transmetuesve publik, pasi që sipas tij, ato janë në përputhje me propozimet që i ka dhënë edhe menaxhmenti i RTK-së.

“Për çështjen e financimit ne pajtohemi pothuajse 99 për qind me propozimet e IBU-s për shkak se mendoj që është organi më kompetent për të dhënë vlerësime komente për transmetuesit publik”, tha Shala.

Nuk ishin të pakta edhe reagimet e Sindikatë së RTK-së. Kryetari i kësaj sindikate, Fadil Hoxha, që me zor se e morri fjalën në këtë dëgjim tha se sindikata është insistuese tek çështja e financimit.

“Insistimi i sindikatës është zgjidhja e çështjes së financimit që ne mbështesim dhe çështjen e pronës së objektit dhe kjo është urgjente që RTK-ja ta ketë pronën dhe ajo që e shohim si të rëndësishme është që ti zvogëlojmë shpenzimet pa e dëmtua çështjen programore. Ndër to hyn edhe pagesa e bordit i cili është shumë e madhe. Për shkak se me ligj nuk është zgjidhur çështja e pagave të bordit dhe këta flasin për paga vet”, tha Hoxha.

Të ngjashme