Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka bërë një dedikim të përkrahjes emocionale për bashkëshorten Elida Ramadani – O’Connell.
“Inspirimi im. Zemra mal”, ka shkruar O’Connell në llogarinë e tij në Facebook, shoqëruar me lajmin e publikuar për bashkëbisedimin e organizuar më 14 qershor 2019, në Frontline Club në Prishtinë, realizuar në bashkëpunim me Info Magazine, ku Elida Ramadani kishte treguar se sa rëndë ishte për të që të raportonte për Masakrën e Reçakut dhe ngjarjet tjera të luftës.