Ruçi bëri thirrje për më shumë njohje për Kosovën

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e fundit të Sesionit të Dytë Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen, i cili po zhvillohet në Tiranë, kreu i Kuvendit shqiptar Gramoz Ruçi përsëriti thirrjen para delegacioneve të huaja pjesëmarrëse për njohjen e Kosovës, transmeton oranews.

“Nga kjo tribunë në emër të popullit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar ju bëj thirrje që të rikujtoni kolegët tuaj parlamentar, por dhe qeveritë që ju keni votuar se republika e Kosovës, një shtet i ri i krijuar prej një dekade prej përpjekjesh titanike të forcave më progresiste të botës kërkon me legjitimet, me meritë dhe dinjitet më shumë njohje ndërkombëtare.

Qeveritë e vendeve anëtare të parlamentit ndërkombëtar për tolerancën fetare dhe paqen që nuk e kanë njohur ende Kosovën i kontribuojnë kështu realisht paqes, tolerancës, stabilitetit dhe sigurisë globale nëse do të kryejnë aktin e madh moral politik dhe paqësor të njohjes së republikës së Kosovës”, ka thënë Ruçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme