Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka konfirmuar përmes telefonit për Ekonomia Online, se dy familjarë të 82 vjecarit, personi i parë që vdiq nga Coronavirusi, tashmë janë afër shërimit.
“Dje kam biseduar edhe me stafin mjekësorë, por edhe me familjarët dhe lajmi i mirë është që dy të infektuarit kanë dal negativ në testin për Coronavirus dhe pritet që ata të lirohen në shtëpi.
Rudari ka bërë apel te ministria e Shëndetësisë dhe IKShP-ja që fshatrat Dumnicë e Poshtme e Epërme dhe Llausha të dalin nga karantina.
“… poashtu edhe fshati Llaushë të hiqen nga izolimi pasi situatën e kanë nën kontroll dhe familjet që janë në izolim kanë qenë të disiplinuara dhe nuk kanë pasur kontakt me fqinjë”.
“E shfrytëzoj rastin të bëj apel tek Ministria e Shëndetësisë dhe IKShP-ja që fshatrat Dumnicë e Poshtme dhe e Epërme dhe Llausha të largohen nga karantina, pasi familjarët kanë qenë shumë bashkëpunues dhe të disiplinuar dhe nuk kanë pasur kontakte me fqinjë apo dikë tjetër”.
Rudari poashtu është shprehur se kanë nevojë për më shumë pajisje mjekësore, raporton EO.
Deri më tani në vendin tonë janë 71 raste të infektuara me Coronavirus.