Daniele Rugani është shprehur tejet i lumtur me fitoren ndaj Atalantas
Juventusi iu është rikthyer fitoreve në Serie A. Pas humbjes me Genoan, Juve e mposhti Atalantan 3:1. Në këtë ndeshje shënoi mbrojtësi Daniele Rugani, i cili thotë se ia dedikon golin atyre që besuan në të.
Kujtojmë se Rugani nuk po luan shumë, i cili sot zëvendësoi Bonuccin e lënduar.
“Kemi mësuar nga humbja me Genoan dhe për këtë filluam ndeshjen furishëm dhe ishim superior ndaj tyre”, tha Rugani.
“Jam i lumtur për golin dhe kontributin që kam dhënë në këtë ndeshje. Ia dedikoi atyre që kanë qenë gjithmonë afër meje”, ka shtuar ai.