Rugova frikësohet se deputetët e LDK-së do të ndërrojnë mendje

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 20:01 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse do ta votojnë ose jo kandidatin e koalicionit PAN për kryeparlamentar.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se deputetët e LDK-së do të vendosin sipas vullnetit të tyre lidhur me këtë çështje.

“Deputetët nëse dëshirojnë e votojnë, nëse nuk dëshirojnë nuk e votojnë. Kjo është demokracia”, ka thënë Rugova për Gazetën Observer.

Sipas tij gjithçka do të merret vesh gjatë seancës.

“Sot mundin me thanë po, nesër ta ndërrojnë, thonë jo, kështu që pe presim seancën që ta shohim a e votojnë a jo “, ka thënë nënkryetari Rugova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme