Rugova: Ka vdekur gruaja e prekur me Coronavirus, vetëm dje na u konfirmua si e infektuar

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka konfirmuar se para gjysmë ore ka vdekur gruaja e cila ishte e prekur me Coronavirus.

“Para gjysmë ore kam pranua informacionin nga policia se kemi vdekjen e parë nga Koronavirusi”, ka thënë Rugova.

“Është rasti i parë i vdekjes dhe rasti i parë i konfirmuar në komunën tonë me COVID-19. Kam dilema. Vetëm dje na u konfirmua si rasti i parë i prekur, tash kemi konfirmimin se ka ndërruar jetë”.

Të ngjashme