Drejtori i Kulturës në komunën e Prishtinës, Yll Rugova,ka folur për ofertën që kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka dorëzuar ditë më parë Vetëvendosjes, për bashkëqeverisje në Prishtinë.
Rugova, që është anëtar i Vetëvendosjes tha se partia e tij ende nuk ka një përgjigje dhe se bashkëqeverisja po vazhdohet ashtu siç ka qenë më herët, transmeton RTV Dukagjini.
Rugova tha se njëherë për njëherë po bashkëqeverisin mirë.
“Njëherë për njëherë po bashkëqeverisim mirë. Nuk ka asgjë nga VV, po vazhdohet si ka qenë më herët. Akoma vazhdon të jetë ideja e njëjtë”, ka thënë Rugova.
Ndryshe, pas ndarjes së Vetëvendosjes është parë si problematike çështja e numrave në kuvendin komunal të Prishtinës.