Rugovasit me peticion duan përjashtimin e pronave private nga Parku Kombëtar

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bashkësisë Lokale “Rugova II”, Flamur Rexhbogaj, ia ka dorëzuar të premten Kuvendit Komunal të Pejës, peticionin e nënshkruar nga 7 mijë qytetarë të kësaj komune, kryesisht qytetarë të trevës së Rugovës, me kërkesën që pronat private në trevën e Rugovës të përjashtohen nga zona e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Gjithashtu, kërkuan ndalimin e ndërtimit t ë laurës së planifikuar në Grykë të Rugovës nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Duke ju drejtuar këshilltarëve në Kuvend, Rexhbogaj tregoi se si në vitin 2012 një komision i MMPH ka manipuluar opinionin e banorëve të kësaj treve në Kuvendin e Kosovës, kure është miratuar ligji për parkun kombëtar.

“Në vitin 2012 nga një komision i krijuar nga MMMPH, treva e Rugovës është shpallur Park Kombëtar. Ai komision kishte manipuluar me opinionin tonë, se kinse banorët e kësaj treve pajtohen që pronat e tyre të hyjnë nën menaxhimin e Parkut Kombëtar. Si rrjedhojë e këtyre manipulimeve, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar atë vit një ligj më të cilin e shpall Rugovën zonë të Parkut Kombëtar. Ai ligj si atëherë dhe edhe sot është kundër vullnetit të banorëve të Rugovës, sepse nuk është diskutuar kurrë me ata dhe nuk është bërë të paktën një analizë e thjeshtë rreth këtij ligji, që duhet zbatuar në tokën dhe shtëpitë tona”, foli Rexhbogaj para kuvendarëve të Pejës, raporton Koha Ditore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme