Rugovizmi kurrë s’ka jetuar as te Vjosa as te Albini!

Prishtinë | 22 Nën 2024 | 14:02 | Nga Shemsedin Dreshaj

Albin Kurti, as në vitet e 90-ta, as pas luftës e as pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova kurrë me asnjë fjalë goje, kurrë me asnjë fjali të shkruar nuk ka treguar asnjë respekt, asnjë konsideratë dhe asnjë vlerësim pozitiv për të.

Jo veç politika e Rugovës por edhe personaliteti i Rugovës në të gjitha etapat ka qenë i fyer i urrejtur dhe pa asnjë nivel respekti intelektual e njerëzor nga ana e Kurtit.

Restaurimi i shtëpisë së Rugovës nuk ka ndodhë për shkak të respektit ndaj Rugovës e bile bile nuk ka ndodhë as për shkak se është objekt i trashëgimisë kulturore.

Restaurimi i shtëpisë së Rugovës është tendencë e Kurtit që me para të taksapaguesve të Kosovës të tentojë të mashtrojë elektoratin rugovist, posaçërisht atë pjesë që u mashtrua nga Vjosa dhe në vitin 2021 e votuan Albinin duke menduar se Rugovizmi ka mbetur te Vjosa.

E vërteta është se Rugovizmi kurrë s’ka jetuar as te Vjosa as te Albini!

(Autori është deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së)

Të ngjashme