Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka vizituar firmën e ndërtimit “Tregtia”, në të cilën tha se kjo kompani është ndër më të vjetrat anëtare të OEK-ut.
“Grupi apo kompania ‘Tregtia’ është një ndër kompanitë më te vjetra anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës, që nënkupton që është një ndër kompanitë e para që ka pasur veprimtari biznesore dhe kushte shumë te vështira kur ka qenë për me operu në Kosovë”.
“Ndërmarrja ‘Tregtia’ është një prej kontributdhënësve më të madh në punësim dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi”, shtoi ai, raporton Ekonomia Online.
Kryetari sa i përket projekti që do të ndërtohet nga kompania “Tregtia” tha se do të jetë një ndër projektet më moderne dhe që do të krijojë mundësi punësimi dhe zhvillim ekonomik, raporton EO.
“Projekti që po e shohim sot është një ndër projektet më moderne në rajon dhe një projekt që gjeneron punësim dhe zhvillim ekonomik në vend”.
“Partneritet i veçantë dhe i rëndësishëm do të vazhdojë në mes të Odës Ekonomike dhe ‘Tregtisë’ në kuptim të promovimit të vlerave ekonomike dhe adresimit të çështjeve në sektorin e ndërtimit”, theksoi në fund Kryetari Rukiqi.
Pronar i ndërrmarjes “Tregtia”, Bedri Prishtina, tha se përmes kësaj vizite është njoftuar kryetari për punët e kësaj kompanie dhe gjithashtu theksoi se kjo vizitë është me interes për këtë kompani.
“Besoj që është një vizitë me interes për ne si kompani, për me njoftu kryetarin për punët që i zhvillojmë dhe i dhamë disa ide që ne si ndërtues bashkë mundemi me i zgjedhë do probleme dhe me qëllim të zhvillimit më të mirë dhe kjo vizitë për ne është e mirëseardhur”.
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe për të gjitha elementet e mundshme dhe t’i vëmë përvojat tona ne punë”, shtoi pronari i grupit “Tregtia”.