Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se deklarimi i tij që gjasat për liberalizim të vizave janë 50/50 nuk ka pasur të bëjë me kryeministrin, Ramush Haradinaj andaj edhe nuk e ka pritur reagimin e këtij të fundit.
“Komenti im s’ka pas të bëjë me kryeministrin Haradinaj nuk kisha prit reagim nga kryeministri,” tha Rukiqi, raporton EkonomiaOnline.
“Pjesa që ndërlidhet me liberalizimin dhe bizneset është e ndërlidhur ngushtë. Ata që do të gëzohen më së shumti janë bizneset”.
LEXO Edhe: Haradinaj – Rukiqit: Merru me bizneset, po punojmë që vizat të hiqen sivjet
Një ditë më parë, Rukiqi ka thënë se Franca dhe Holanda janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
Haradinaj kritikoi ashpër deklarimet e Rukiqit rreth procesit të liberalizimit të vizave.