Rukiqi kërkon formimin sa më shpejt të institucioneve: Dialogu me Serbinë do të jetë sfidë

Prishtinë | 21 Dhj 2019 | 11:58 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka kërkuar që sa më shpejt të formohen institucionet e reja të vendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, raporton Ekonomia Online.  

Ai shpreson që në fillim të vitit institucionet e reja të jenë funksionale, ngase sipas tij, gjithë kjo vonesë shkon në dëm të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Kemi menduar që viti 2019 do të jep kahje pozitive zhvillimeve ekonomike.  Nëse shtojmë periudhën e krizë politike që erdhi si rrjedhojë e zgjedhjeve të parakohshme të cilat themi nuk pe ndalin aktivitetin  dhe punën vetëm javën e zgjedhjeve ose vetëm javën e fushatës zgjedhore mirëpo është një periudhë shumë e gjatë e para-fushatës dhe tash krejt kjo periudha ku ende nuk kemi konstituim bazik të institucioneve pra as të parlamentit edhe as të qeverisë, është një arsye shtesë që ka ndikuar negativisht në konfidencën e të bërit biznes në Kosovë”.

“Në konfidencën e kompanive tona në radhë të parë, por kjo normalisht ka përçuar edhe sinjale negative edhe te investimet  e huaja. Ajo që poashtu ka ndikuar që krejt kjo periudhë por edhe një periudhë paraprake e ngarkime me temën e dialogut me temën e taksës me temat tjera që janë të karakterit të themi më shumë, apo kanë një ngjyrim më shumë të politikave ditore, të garës së ngushtë të partive politike, e kanë pengu edhe një reformë, reformën në shumë politika fiskale në shumë politika ekonomike dhe kjo pastaj ka rezultuar edhe me ngecje të shumë investimeve, apo themi edhe me një ngadalësim ose me një vazhdim të ngadalësimit të rritjes së eksportit dhe të investimeve të huaja direkte në vend”.

Rukiqi këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët me kreun e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka.

I pari i OEK-ut më tej shtoi se sfidë për vendin do jetë dialogu më Serbinë.

Kur foli për investimet e huaja ai potencoi se pas pasur ndikim të madh procesi i dialogut dhe taksa e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Shqetësues po thotë ai se mbetet mosrritja ekonomike, duke sugjeruar që të forcohet sektorit privat me politike të mirëfillta fiskale.

“Nuk mund Kosova, nuk e ka komoditetin që ta theksojë vetëm që ka rritje ekonomike kur ajo rritje ekonomike vjen kryesisht nga një sforcim i investimeve publike nga konsumi edhe nga faktorë të tjerë që janë të rëndësishëm për ekonominë mirëpo që nuk janë të qëndrueshëm”.

“Ne po e mbyllim vitin 2019 nuk kemi arrit me krijuar rrethana që të kemi një rritje ekonomike të qëndrueshme jo 4 për qind jo 4.5, por të shkojmë edhe tutje në 7 deri në 8 me investime private të kompanive tona dhe të kompanive tjera që mund të jenë investitorë serioz nga vendet e tjera sidomos në sektorët që kanë një potencial të caktuar qoftë energjia qoftë shërbime tjera qoftë te turizmi e kështu me radhë”.

” …është jashtëzakonisht shqetësuese por në të njëjtën kohë do ta kemi një mobilizim në mbrojtje të biznesit është gjuha akuzuese dhe popullsite ndaj sektorit privat. Shpesh herë nuk ka pothuajse asnjë fakt të vetëm  por përdoret për një grusht votash kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Ne duhet me kuptuar që buxheti i vendit, vendet e punës kryesore në këtë vend dhe mirëqenia e këtij vendi varet nga sektori privat”.

Kur foli për Ligjin e Pagave, ai po e konsideron të duhur vendimin e Kushtetuese për pezullim.

“.. është i duhur vendimi i gjykatës. por vendim i duhur që 2020 të merr parasysh kontekstin ekonomik që jemi duke kaluar. Rritja e pagave nuk ka qu në shërbime më të mira, veç se ka krijuar komoditet dhe probleme në cilësinë e mësimdhënies etj”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/ekonomi/zeka-ben-thirrje-per-hartimin-e-nje-strategjie-kombetare-per-zhvillim-thote-se-ska-investime-te-huaja/

Të ngjashme