Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mbajtur konferencë për medie lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi tha se në tre mujorin e fundit të viti 2019 shihet një rritje pozitive e bizneseve. Ai tha se ka një rritje të konsumit në vend.
“Së pari është indiaktori i klimës së biznesit i cili realisht tash më nga viti 2013 e mat klimën e të bërit biznes në vend. Tre mujori i fundit i vitit 2019 ku shihet një pritje ma pozitive të bizneseve për situatën e të bërit biznes në vend. Në tre mujorin e fundit ka një rritje të konsumit në vend dhe bizneset kanë një performancë më të mirë”.
“Bizneset nuk presin lëvizje të mëdha në punësim. Nga pjesa e tre mujorit të dytë ne mund ta kemi një situatë tjetër sa i përket sektorit të punësimit, tha Rukiqi.
Sipas tij, Kosovës i duhet një qeverisje stabile që nuk i bllokohet mandati.
“Ulja e kofidencë të kësi lloj shkallës dhe në periudha të caktuar zakonisht është në periudha kur kemi krizë politike dhe prej periudhës së zgjedhjeve deri tash kemi një pamje për shkak se bizneset në këto periudha e kanë një rritje të pasigurisë”.
“Kosovës duhet me ju siguruar një qeverisje stabile dhe që nuk i bllokohet mandati. Vonesat në gjykata janë një problem që nuk garanton as të drejta pronësore dhe as trajtimin e kontratave dhe kjo ndikon në investimet e huaja”.
Rukiqi tha se prioritet i Qeverisë duhet të jetë promovimi i eksportit përmes politikave nxitëse.
“Prioritet i qeverisë duhet të jetë promovimi i eksportit për mes politikave nxitëse. Rritja ekonomike mbete e varur nga të hyrat e remitencave dhe investimet publike dhe askush nuk garanton askush se shkalla e remitencave të mbetet në këtë nivel”.
“Pushimin të dielave e kemi kundërshtuar sepse ende nuk jemi të gatshëm dhe duke llogaritur bizneset në Prishtinë mund të ketë dëme të mëdha. Ne ende kemi një shkallës të ulët të ndërmarësisë dhe kjo duhet të jetë me fokus të veçantë të qeverisë sepse kështu ndihmohet rritja e punësimi”.
Rukiqi kërkoi më shumë sqarime sa i përket paralajmërimeve për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, edhe pse thotë se do ta përkrahin këtë vendim nëse është në interes të vendit.
“Kur është në pyetje interesi shtetëror ne mendojmë që duhet të përkrahim vendimet që janë për interesi shtetërore, sikur ka qenë vendosja e tarifës dhe tani do të përkthim çdo vendim që është në interes”.
“Nëse Qeveria vendos ta heq tarifën e kam thënë qartë që duhet të ulemi bashkërisht dhe gjithë ato marrëveshje që janë proklamuar qoftë për hekurudha sepse ato janë pengesë e eksportit të Kosovës drejt Serbisë. E përkrahim heqjen e tarifës dhe nëse konsiderohet ajo interes të shoqërisë do ta përkrahim, por duke pas edhe në listë të gjerë”.