Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj dy anëtarëve të kabinetit të Kurtit duke thënë se të dy përgjatë javës vetëm kanë propaganduar.
Rukiqi ka kujtuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili ka thënë se nga Kosova po largohen vetëm gjyshet dhe jo të rinjtë dhe ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave se si janë subvencionuar 61 mijë familje për faturat e energjisë.
Postimi i plotë:
Një javë plot propagandë e dyshes Bislimi-Murati
Bislimi: Kosova po lulëzon ekonomikisht. Vetëm gjyshet po shkojnë për vizita në Evropë
Realiteti: Mesatarisht, 170 persona ikin bga Kosova në çdo ditë të qeverisjes së kësaj Qeverie. Në Kosovë, në këto tri vite, ka lulëzim: të tenderëve sekret, shkeljes së Kushtetutes, migrimiz, sanksioneve etj.
Murati: Kemi subvencionuar 61 mijë familje për faturat e energjisë elektrike
Realiteti: Këto fatura i ka subvencionuar projekti i Bashkimit Evropian. Në anën tjetër, jeta e secilit qytetar, përfshirë ato 61 mijë familje, është minimalisht 26% më e shtrenjtë në 3 vitet e fundit.