Rukiqi: Qeveria po prodhon lajme të rreme, s’po zgjedh mjete për të luftuar gjithë

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, tha se Qeveria po prodhon lajme të rreme, duke zhvendosur vëmendjen nga problemet reale.

Sipas tij, pushteti nuk po zgjedh mjete për të luftuar opozitë, mediet dhe shoqërinë civile.

Postimi i plotë:

Prodho lajme te rreme, sulmo te gjithe, fute ne perdorim makinerine propaganduese, zhvendose vemendjen nga problemet reale. Kjo eshte qeverisja ne Kosove, ne dy vitet e fundit. Pushteti dhe eksponente te pushtetit, ne panik, nuk po zgjedhin mjete per te luftuar  opoziten, mediat, shoqerine civile.

Makineria propaganduese e ketij regjimi, me çdo kusht po synon te zhvendos vemendjen nga deshtimet kolosale ne siguri, diplomaci, ekonomi, permes krijimit te lajmeve te rreme.

Nje perpjekje e tille eshte edhe deformimi i qellimshem i deklaratave te Kryetarit Abdixhiku, nga prezantimi i qendrimeve te tij ne emisionin Rubikon.

Per te bere te qarte, per te gjithe opinionin publik, se çka ka thene sakte Kryetari Lumir Abdixhiku, po e sjelli citatin e plote te deklarates qe po deformohet, per qellime te qarta te diskreditimit te opozites.

“Nuk dua te behem kryeminister qe prodhoj kriza, dua te mbahem ne mend per intergrim ne NATO dhe BE, per projekte e zhvillim te ketij vendi”.

Të ngjashme