Rukiqi: Rikthim spektakular i presidentit Trump

Prishtinë | 06 Nën 2024 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka thënë se zgjedhjet presidenciale në SHBA i ka përcjellur me shumë kurreshtje për shkak të ndikimit politik që ka Amerika në botë por edhe në rrjedhën politike në rajon e vend.

Ai ka thënë në proceset nëpër të cilat kalon Kosova, SHBA është “hisedare” e tyre.

“Qoftë në zhvillimin demokratik të vendit, përkrahjen e institucioneve…subjektivitetin ndërkombtar të vendit dhe ka qenë vendi bartës i procesit të shpalljes së pavarësisë…e pjesës së shtetëndërtimit… njohjet dhe thyerja e izolimit ndërkombtarë të vendit”, ka thënë Rukiqi.

Fitorja e Donald Trump sipas Rukiqit “Nëse e shikon prej përspektivës së Kosovës mund të duket befasi, nëse e shikon [në përsepktiven]amerikane fitorja e Trump ishte e pritur”, ka thënë ai.

“Ky është realiteti, është një rikthim spektakular i presidnetit Trump pas gjithë atyre sfidave”.

Fitorja e Trump sipas Rukiqit është refleksion i të gjithë asaj se çfarë ka ndodhur në katër vitet e fundit, përkatësisht qeverisjes të demokratëve në krye me presidentin Joe Biden.

Rukiqi, tutje tha se me Abdixhikun kryeministër do të riparohen raportet me SHBA-të dhe se sa i përket Kosovës në të kaluarën ka pasur relacione të mira qoftë me administratë republikane apo edhe me atë demokrate.

Ai ka shtuar se qeveria e udhëhequr nga Lëvizje Vetëvendosje nuk ka relacione të mira me administratën aktuale amerikane.

“Nuk mund ta themi të njëjtën për qeverinë që e kemi tani e cila ka thënë jo atëherë, po thot jo tani, është mësu me thanë jo, edhe jonë që e thot nuk e thotë si duhet dhe premtimet që i ka dhënë ndaj administratave amerikane nuk i ka mbajtë ndaj atyre zyrtarëve të paktë që janë marrë me çështjen e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Rukiqi në intervistë në Five në RTV Dukagjni.

Sipas tij, qeveria aktuale në vend nuk do të mund të “arrijë të punoj me asnjë administratë” amerikane.

“Vazhdimisht ju ka thënë JO të gjithëve, edhe në fazat e tjera kur s’kanë qenë në qeveri, gjithmonë kanë qenë të rreshtuar edhe gabimisht…nuk kanë pasur besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur edhe deklarime në të kaluarën që nuk ka një besim në projektin amerikan…”, ka thënë ai

Tutje ekonomisti i LDK-së ka thënë se me kryemistët Lumir Abdixhikun, do të arrijnë që ta rikthejnë Kosovën në top agjenden prioritare amerikane.

“Riparimi i raporteve të dëmtuara do të jetë një prej top prioriteteve të qeverisë Abdixhiku”, tha ai.

Të ngjashme