Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka pritur në takim përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKCAK).
Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje. Rukiqi prej se ka marrë mandatin e kryetarit të OEK ka zhvilluar takime me krerë të institucioneve dhe ka vizituar numër të madh biznesesh.
Të enjten në OEK ka qëndruar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili ka uruar Rukiqin për detyrën, duke premtuar mbështetjen dhe kërkuar angazhim në përkrahjen e bizneseve vendore, raporton Ekonomia Online.