Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi ka vizituar lagje Priam “Village”, lagje kjo që është në ndërtim e sipër, raporton Ekonomia Online.
Rukiqi ka bërë të ditur me këtë rast se gjatë së mërkurës do të vizitojë disa kompani të sektorit të patundshmërive për të vlerësuar ndikimin e pandemisë.
“Sot jemi në vizitë te disa kompani që janë të sektorit të patundshmërive për me e vlerësuar ndikimin e pandemisë në këtë sektorë dhe për me e shiju mundësinë se qysh mund të përkrahet rikuperimi i këtij sektorit nga këto efekte që mund t’i ketë pandemia dhe në të njëjtën kohë me diskutuar edhe pjesën tjetër që dje pak a shumë e filluam diskutuam me qeverinë sa i përket nxitjen e kërkesës brenda vendit dhe për blerjen e banesave apo të shtëpive të reja që po ndërtohen në vende ku mund të jenë përballueshme për qytetarët e vendit, ne po shohim edhe pjesën sa i përket përkrahjes ligjore që kishin mujt me e nxit kërkesën në ketë sektorë”.
Rukiqi ka thënë se Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike ende nuk është e definuar, mirëpo sipas tij, pakoja është e domosdoshme dhe jetike për bizneset.
“Pakoja ende nuk është e definuar në vlerë, por është diskutuar që mund të krijoj atë efekt gjatë këtij viti dhe vitit tjetër. Në anën tjetër është e domosdoshme dhe jetike për bizneset në vend dhe sidomos për sektorët që kanë pësuar më shumë, e sidomos për sektorët që pa ndihmë e shtetit nuk munden me u kthyer aty ku kanë qenë”.
“Mision kryesor bashkëpunim me institucioneve të vendit e kemi me futjen e mketeve të reja në qarkullim në forma të ndryshme duke u fokusuar te rritja e kërkesave apo fuqisë blerëse dhe në të njëjtën kohë duke shikuar mundësinë mi përkrah eksportet e vendit”.
Drin Mulliqi. drejtor i Lagjes “Priam Village”, përkundrazi rrethanave tha se ka pasur kërkesë për blerjen e shtëpive.
“Ne si Priam Village falënderojmë kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin si dhe delegacionin për vizitën sidomos gjatë kësaj kohe të pandemisë, fatmirësisht si duket për shkak të rrethanave ne kemi pasur një kërkesë në rritje të shtëpive që tani po ndërtojmë”
“…ajo çka do të na ndihmoje është t’i lehtësohet klientët finale blerje tek ne dhe të bëhet një financim më të lehtë te normat bankare dhe kjo mund të ndodhë edhe në mënyrë të subvencionimit”.