Rukiqi: Zgjedhjet e reja pauzë për bizneset vendëse e tërheqjen e investimeve

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 10:26 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një konferencë për medie tha se mbajtja e  zgjedhjeve të parakohshme do të jetë pauzë për bizneset vendëse dhe tërheqjen e investimeve, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se shumë ligje kanë mbetur në procedurë dhe aktivitet të tjera që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë te bizneset.

“Kanë qenë ligjet më të rëndësishme tatimore në procedurë, ka pas shumë aktivitet sa i përket rregullimit në sektorin e energjisë, ka pasur aktivitet në sektorin e ndërtimit, kemi pas proces të avancimit ë çështjes publiko private, kemi pas fokus të madh në trajtimin e çështjes së informalitetit dhe ky zhvillim i ri politik do jetë një pauzë për të gjitha këto çështje”.

“Të gjitha analizat tona nga zhvillimet e ngjashme, kur ka pas rënie të qeverisë apo dorëheqje, e gjitha kanë ndikuar në konfidencën e biznesit, profibaliteti dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Këto zhvillime kanë pas përmasa negative dhe nuk besoj e kësaj here do jetë ndryshe”.

Buqiki shprehu keqardhje që kryeministri në largim, Ramush Haradinaj është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sipas tij, do të vazhdojnë bashkëpunimin me pjesën e institucioneve që janë funksionale, raporton EO.

“Nuk ka zhvillim politik që nuk ka ndikim në biznes. Shprehim keqardhje me rastin që i përsëritet kryeministrin Haradinaj. Kemi pas bashkëpunim të mirë me të si Odë dhe sidomos duke ditur që duhet me u ballafaquar me drejtësinë ndërkombëtare”.

“Kemi arsye për shqetësimet tona. Gjykata Speciale pretendohet të vë drejtësi, por në rastin e Kosovës ka ndikim negativ. Siç e kanë shprehë ata që janë ftuar nga gjykata, secili nga ata do ta mbrojë në mënyrën më të mirë vendin dhe luftën e drejtë që e kemi pas ndër vite. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me pjesën e institucioneve që janë funksionale”.

Sa i përket projektit për termocentralin “Kosova e Re”, Rukiqi tha se vendimmarrja i takon Kuvendit si ligjvënës dhe deri në legjislaturën e ardhshme pas zgjedhjeve ky projekt do të mbetet.

“Risku politik është faktor kyç që ndikon ambientin për investime dhe këto ndryshime të shpeshta kanë ndikim negativ në vendimmarrjen e secilit investitor”.

“Sa i i përket ‘Kosovës së Re’ kemi një investor, por parakusht është vendimmarrja me 2/3 e Kuvendit të Kosovës. Deri në përbërje të re të kuvendit nuk mund të presim vendimmarrje”.

“A mund të ketë rrezik? Po mund të ketë edhe nga zotimet e qeverisë së re, por edhe nga investitorët ndërkombëtarë kërkojnë që projektet në ketë qeveri të vazhdojnë edhe me atë të re. Vendimmarrja është në parlament sigurisht që do të vonohet”.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/645989035906263/

Të ngjashme