Qytetarët rusë kanë tubuar një ton me barëra për barnatoret dhe Qendrën Shëndetësore në veri të Mitrovicës, të cilët u dërguan nga aeroporti i Moskës në Beograd, tha përfaqësuesi i Misionit Humanitar Rus, Yevgeny Primakov, i cili është edhe anëtar i Dumës Ruse.
Lista e barnave është bërë në përputhje me nevojat e Qendrës Shëndetësore në veri të Mitrovicës, depotë e të cilave janë boshe sikurse edhe raftet në barnatore, tha Primakov në një konferencë shtypi në Beograd, transmeton Klan Kosova.
Ai ka vlerësuar se ky spital është unik sepse sipas tij, mund të ndihmojë të gjithë njerëzit.