Rusët hakuan e-mailin e ish- ministrit të Britanisë për të marrë dokumente të ndjeshme tregtare

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Dokumentet e ndjeshme tregtare të cilat ishin shpërndarë me qellim të pengesës së zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2019 i janë vjedhur nga llogaritë ish ministrit të tregtisë ndërkombëtare.

Një raport nga “Reuters” thotë se hakerët kishin ndërhyrë në llogaritë e Liam Fox disa herë në mes të korrikut deri në fund të tetorit 2019.

Fox ishte minister i tregtisë ndërkombëtare në kabinetin e kryeministres Theresa May, por këtë rol e humbi me 24 korrik me rastin e riorganizimit të kabinetit pasiqë Boris Johnson i fitoi zgjedhjet për kryetar të partisë konservative.

Ende nuk dihet se cila prej llogarive është hakuar, ajo ministrale apo parlamentare.

Në mesin e informacioneve të vjedhura ishin edhe dokumentet e negociatave tregtare në mes SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sekretari i punëve të jashtme, Domenic Rahaab, akuzoi “aktorët rus” për ndërhyrje në zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit ne vitin 2019 si dhe për shpërndarjen e dokumenteve te ndjeshme në rrjete sociale.

Liam Fox ishte i nominuar nga Britania e Madhe muajin e kaluar për drejtor gjeneral të Organizatës Botërore të Tregtisë, shkruan EuroNews.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme