Portieri i Rusisë, Igor Akinfeev, insiston se nuk ka stërvitur penalltitë me bashkëlojtarët.
Akinfeev priti dy penallti të dielën, ndërsa Rusia eliminoi Spanjën pas ekzekutimit të penalltive në 1/8 e finales dhe siguroi kalimin në çerekfinale. Rusia triumfoi 4:3, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 1:1.
“Ne definitivisht nuk kemi stërvitur penalltitë”, ka thënë Akinfeev të martën nga baza e skuadrës së Rusisë në periferi të Moskës. Akinfeev thotë se skuadra ka shpresuar ta mposhtë Spanjën në kohë të rregullt.
“Por loja isha e gjatë dhe të gjitha emocionet u larguan në ato 120 minuta”, thotë portieri i CSKA Moskës.
Fitorja u përcoll me festë në gjithë Rusinë. Mirëpo Akinfeev thotë se euforia duhet të ulet tash, ndërsa Rusia do të përballet me Kroacinë në çerekfinale të shtunën.