Së paku 15 vetë janë vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur, pasi dje një autobus i udhëtarëve është ndeshur me një kamion, në pjesën perëndimore të Rusisë, kanë thënë zyrtarët.
Guvernatori i rajonit, Mari El, ku ka ndodhur aksidenti i rëndë, Aleksandar Yevstigneyev, i tha rrjetit televiziv, Rossia 24, se autobusi ishte ndeshur me kamionin derisa ishte përpjekur ta tejkalonte një veturë tjetër.
Policia lokale tha mbrëmë vonë se numri i të vdekurve ka arrritur në 15 vetë, përfshirë një grua e cila kishte vdekur në rrugë për në spital.
Dy prej katër personave të lënduar që janë në spital, janë në gjendje kritike.