Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, është në mesin e lojtarëve që me më së shumti pasime në ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Rusia 2018”, bën të ditur faqja për histori dhe statistika, “Opta”.
Toni Kroos i Real Madridit është lojtari që ka kompletuar më së shumti pasime (826 pasime), i ndjekur nga i riu i talentuar i Gjermanisë dhe Bayern Munich, Joshua Kimmich me 818 pasime, kurse Xhaka renditet i katërti me 806 pasime.
– Kroos (826 pasime)
– Kimmich (818 pasime)
– Busquets (809 pasime)
– Granit Xhaka (806 pasime)
– Henderson (761 pasime)