Rusia ka dëbuar diplomatët nga Gjermania, Suedia dhe Polonia.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë në një deklaratë se diplomatët e Bashkimit Evropian “morën pjesë në protesta të paligjshme” të mbajtura në mbështetje të Alexei Navalny, kritikut të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ky njoftim erdhi vetëm disa orë pasi shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Moskë, shkruan BBC.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme suedeze ka mohuar që diplomati i saj ka marrë pjesë në ndonjë demonstratë.