Rusia do të dërgojë muzikantë në frontin e luftës në Ukrainë për të rritur moralin

Prishtinë | 18 Dhj 2022 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Rusia thotë se do të dërgojë muzikantë në frontin e luftës në Ukrainë në një përpjekje për të rritur moralin.

Ministria e mbrojtjes së këtij vendi njoftoi formimin e “brigadës krijuese të vijës së parë” këtë javë, duke thënë se ajo do të përfshijë si vokalistë ashtu edhe muzikantë.

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar theksoi krijimin e kësaj brigade në një përditësim të inteligjencës të dielën, shkruan BBC.

Mbretëria e Bashkuar tha se brigada e re krijuese  e cila pason një fushatë të fundit, duke i kërkuar publikut të dhurojë instrumente muzikore për trupat  është në përputhje me përdorimin historik të “muzikës ushtarake dhe argëtimit të organizuar” për të rritur moralin.

Thuhet se brigada do të përbëhet nga trupa të mobilizuarasi dhe siç thuhet, “artistë profesionistë që hynë vullnetarisht në shërbimin ushtarak”.

Të ngjashme