Rusia e konfirmon arrestimin e gjashtë shtetasve të saj në Kosovë

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 13:06 | Nga

Ambasada ruse në Serbi ka konfirmuar ndalimin e gjashtë qytetarëve rusë në Republikën e Kosovës.
Të hënën, autoritetet e sigurisë në Kosovë, kanë ndaluar pesë qytetarë serbë dhe gjashtë rusë, për siç është thënë, kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.

“Një përfaqësues i zyrës së ambasadës ruse në Prishtinë është duke e trajtuar këtë çështje, që prej se qytetarët rusë janë ndaluar. Ai menjëherë është nisur në vendin e ngjarjes”, ka thënë për agjencinë TASS, zëdhënësi i kësaj ambasade, Yuri Pichugin.

“Gjithsej, gjashtë rusë janë ndaluar, dy prej tyre janë banorë lokalë, anëtarë të familjes së një qytetari serb”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Policia e Kosovës, një ditë më parë, përmes një njoftimi për media, ka thënë se ka ndaluar 11 persona.

“Policia Kufitare gjatë kontrollit, ditën e hënë, të dy automjeteve “Mercedes”, kombi ngjyrë e bardhë, më targa të Serbisë, janë ndaluar gjithsej njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror”, thuhet në njoftimin për media.

Autoritetet kanë thënë gjithashtu se paraprakisht kishin siguruar siguruar informacione se në lagjen e quajtur “Sekiraqa” në fshatin Metergofc të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme