Rusia ka filluar tërheqjen e trupave të saj nga Siria, ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shigu.
Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar largimin e pjesshëm të trupave ruse gjatë një vizite të paparalajmëruar ditën e hënë në Siri.
Mbështetja e Rusisë ka qenë thelbësore për kthimin e luftës civile në Siri në favor të forcave të qeverisë, të udhëhequra nga Presidenti Bashar al-Assad.
Shigu gjithashtu ka thënë që ende nuk dihet se sa kohë do të zgjasë ky proces.