Ushtria ruse goditi tri anije mallrash në portin ukrainas të Renit, si dhe dy anije të tjera që po lundronin drejt Odesës, njoftoi të martën Ministria ruse e Mbrojtjes. Sipas Reuters, forcat ruse goditën gjithashtu dy qendra logjistike, në rajonin e Volinit dhe në qytetin e Khmelnitsky, thuhet në njoftim, ku shtohet se si anijet, […]
Rusia godet anije mallrash dhe qendra logjistike në Ukrainë

Ushtria ruse goditi tri anije mallrash në portin ukrainas të Renit, si dhe dy anije të tjera që po lundronin drejt Odesës, njoftoi të martën Ministria ruse e Mbrojtjes.
Sipas Reuters, forcat ruse goditën gjithashtu dy qendra logjistike, në rajonin e Volinit dhe në qytetin e Khmelnitsky, thuhet në njoftim, ku shtohet se si anijet, ashtu edhe qendrat logjistike, përdoreshin për qëllime ushtarake.











