Rusia ka vënë veton ndaj një propozimi për të mbajtur përkohësisht aktiv një hetim të OKB-së se kush është përgjegjës për sulmet e armëve kimike në Siri, një ditë pas bllokimit të zgjatjes një vjeçare të hetimit.
Vetoja në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ishte vetoja e 11-të e Moskës e rezolutave të OKB-së rreth luftës civile siriane që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011.
Mandati për hetimin e përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike ka skaduar në mesnatë më 17 nëntor.
Shtyrja e hetimeve për një muaj u propozua nga Japonia për ti dhënë kohë Rusisë dhe fuqive perëndimore për të negociuar rreth vazhdimit të hetimeve.
“Rusia po humbë kohën tonë,” tha ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, pas vetos.
“Veprimet e Rusisë sot dhe në javët e fundit janë përpjekje për të vonuar, për të tërhequr vëmendjen dhe përfundimisht për të mposhtur përpjekjet për llogaridhënie për sulmet më armë kimike në Siri”, tha ajo.
Para votimit, AP njoftoi se Haley dhe shumë anëtarë të tjerë të këshillit ishin në favor të zgjatjes së përkohshme ndërsa Rusia e kundërshtoi atë.
Në Moskë, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme i tha AFP-së se zgjatja 30- ditore ishte “e pakuptimtë” dhe se veprimi urgjent në punën e panelit të ekspertëve nuk ishte i nevojshëm.