Ekonomia Online
FUNDIT

Rusia: Po përdoret retorikë radikale nga shqiptarët pas fitores së VV-së

Rusia: Po përdoret retorikë radikale nga shqiptarët pas fitores së VV-së

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Kremlini është i brengosur nga retorika e shqiptarëve të Kosovës pas fitores së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje. Zakharova ka shkruar se nuk sheh ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve. “Ne jemi të brengosur për retorikën […]

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Kremlini është i brengosur nga retorika e shqiptarëve të Kosovës pas fitores së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zakharova ka shkruar se nuk sheh ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve.

“Ne jemi të brengosur për retorikën gjithnjë e më radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ne nuk shohim ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve”, ka thënë Zakharova.

?#Zakharova: We are concerned about the increasingly radical rhetoric used by #Kosovo Albanians after the Self-Determination Movement won an early parliamentary election. We do not see any reaction of the Kosovo Albanians’ Western sponsors to these provocations pic.twitter.com/u5E8ZWIqu3

— MFA Russia ?? (@mfa_russia) February 26, 2021

Po ashtu, dje Zakharova tha se zgjidhja e problemit të Kosovës është e destinuar të ngecë pa realizimin e marrëveshjeve të arritura paraprakisht sipas saj.

“Konsiderojmë që përpjekjet që e ashtuquajturi normalizimi përfundimtar i marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës të detyrohet, të përshpejtohet me ca afate artificiale – është destruktive. Më e rëndësishmja është të gjendet opsioni më stabil, më i qëndrueshëm, që mes tjerash, do të jetë i pranueshëm edhe publikisht” ka thënë Zakharova.

Sipas saj, Moska shpreson se përfaqësuesi special i BE’së Miroslav Lajcak do të arrij përparim në zgjidhjen e çështjes mes Beogradit dhe Prishtinës.

Të ngjashme