Moska pret propozime “përmbajtësore” në rregullimin e marrëdhënieve gjatë bisedimeve në mes të SHBA-së dhe Rusisë, që do të mbahen në Uashington më 17 korrik.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Moska mund të detyrohet të kundërpërgjigjet pas dëbimit të 35 diplomatëve rusë nga ShBA-ja dhe pushtimit të dy komplekseve diplomatike ruse.
Moska nuk është hakmarrë për këto sanksione, të cilat u patën vënë nga presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama, si përgjigje ndaj të gjeturave nga Intelegjenca e ShBA-së, sipas të cilave Moska kishte bërë përpjekje për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, më 2016.
Ajo ka thënë se Moska pret që takimi që do të mbahet me 17 korrik, në mes të zëvendësministrit të jashtëm rus, Sergei Ryabkov dhe nënsekretarit të shtetit të SHBA-së, Thomas Shannon, të jetë më shumë se “takim protokolar”.