Rusia raporton 8 926 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka raportuar 8926 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Është një ulje e numrit, krahasuar me 9709 sa ishin raportuar një ditë më parë, njofton agjencia Reuters.

Është dita e tretë rresht që janë raportuar më pak se 10 mijë raste me koronavirus në Rusi. Numri total i të infektuarve është 290.678.

Task-froca e Rusisë për luftimin e koronavirusit ka njoftuar se 91 persona kanë vdekur nga virusi në 24 orët e fundit, duke dërguar numrin në 2722.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme