Rusia raporton brenda një dite 1 700 raste nga Coronavirusi

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka raportuar 1 786 raste nga coronavirusi të premten, rritja më e madhe ditore deri më tani, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 11 917.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i viktimave nga virusi në Rusi u rrit nga 18 në 94.

Raportohet se numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi arrin në 1 milion e 600 mijë, 355 mijë janë shëruar, kurse 95 mijë kanë ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve me coronavirus ka të ngjarë të jetë në mënyrë drastike më i lartë se shifrat e regjistruara zyrtarisht nga autoritetet shëndetësore në të gjithë botën, sipas një studimi të ri.

Sipas studiuesve gjermanë, të dhënat treguan se vendet kanë zbuluar vetëm mesatarisht rreth 6% të të gjitha infeksioneve me coronavirus. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme