Rusia reagon pas vendimit të Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë: Kjo do ketë zero efekt

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të Kosovës nga i cili iu ndalon hyrjen zyrtarëve serbë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zaharova, ka deklaruar se ky vendim i institucioneve të Kosovës, nuk mund të ketë asnjë efekt.

”Ne mendojmë se këto tentime për të vendosur bllokada, teorikisht dhe praktikisht kanë zero efekt, dhe absolutisht të pakuptimta ligjërisht, dhe nuk promovojnë zgjidhje paqësore për problemet ekzistuese”, është shprehur ajo.

Siç shkruan TAS, Maria Zaharova foli duke kujtuar faktin se shteti rus vazhdon ta respektojë Rezolutën 1244 duke e mbështetur edhe integritetin territorial të Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme