Rusia reagon për planin e ri të NATO-s: Kishim të drejtë

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Kremlini tha të premten se miratimi i një strategjie të re nga NATO-ja, e përqendruar rreth Rusisë, konfirmoi se vendimi i Moskës për t’i ndërprerë marrëdhëniet me aleancën ushtarake ka qenë i duhur.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s të enjten u pajtuan për një master-plan të ri për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm i Rusisë në shumë fronte, shkruan Reuters.

Disa ditë më parë, Rusia i ndërpreu raportet me NATO-n duke e mbyllur misionin e vet diplomatik në këtë aleancë dhe misionin e NATO-s në Moskë, pasi NATO-ja dëboi tetë rusë, të cilët i akuzoi për spiunazh.

“Nuk ka nevojë për dialog në kushte të tilla dhe një koncept i tillë nga NATO-ja e konfirmon këtë edhe një herë. Rusia kurrë nuk ka pasur ndonjë iluzion për NATO-n. E dimë natyrën e kësaj aleance. Kjo aleancë nuk është krijuar për paqe. Është paramenduar, hartuar dhe krijuar për konfrontim”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Të ngjashme