Rusia shënon gati 9,000 raste të reja të koronavirusit

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë shënuar 8,985 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 476,658 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 112 raste fatale dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga Covid-19 shkoi në 5,971, shkruan “Anadolu”.

Në 24 orët e kaluara, nga spitalet u liruan 3,957 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve nga sëmundja e re shkoi në 230,688.

Duke thënë se situate është stabilizuar, qeveria ruse në fund të majit filloi t’i largojë masat kufizuese për të vazhduar me hapat për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka publikuar një plan me tri faza për luftimin e rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Në këtë plan parashihet rritje e qëndrueshme ekonomike nga fundi i vitit 2021.

Nga Covid-19 kanë vdekur më shumë se 402 mijë njerëz në mbarë botën dhe mbi 7 milionë janë infektuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme