Rusia shënon rekord të rasteve ditore të Coronavirusit

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi u regjistruan 12.846 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e madhe ditore që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve të pandemisë në shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë shkoi në 1.285.084, që është ndër shifrat më të larta në botë.

Rekordi i mëparshëm u regjistrua të premten, kur u regjistruan 12.126 raste, shkruan Reuters.

Përpos infektimeve, gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan edhe 197 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 22.454.

Në krahasim me vendet e mëdha si Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India, Rusia ka shumë më pak viktima të koronavirusit, ndonëse ekspertët dyshojnë se numri i vërtetë i të vdekurve është më i lartë se shifra zyrtare.

Të ngjashme