Rusia shënon rekord të viktimave nga Covid-19

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Rusia të shtunën shënoi rekord të ri të numrit ditor të të vdekurve nga Covid-19 me 968 viktima për 24 orë.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe mbi 29.000 raste infektimesh, shkruan Radio Free Europe.

Kjo rritje e rasteve përputhet me gjendjen edhe në shtetet tjera, kur varianti Delta është përhapur gjerësisht. Megjithatë, autoritetet ruse fajin ia kanë lënë edhe shkallës së ulët të vaksinimit.

Pavarësisht se Rusia vitin e kaluar u bë shteti i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër sëmundjes së re, shumë ruzë kanë nguruar që të vaksinohen me ndonjërën nga pesë vaksinat vendëse ose me ndonjë vaksinë të huaj.

Edhe pas rritjes së rasteve, Rusia nuk ka vendosur izolim të ri mbarëkombëtar, duke ua lënë në dorë autoriteteve rajonale vendimin për marrjen e masave.

Në disa pjesë të vendit, përfshirë Moskën e Shën Petersburgun, jeta po zhvillohet pothuajse normalisht. Bizneset funksionojnë si zakonisht dhe rregullat për përdorimin e maskave janë mjaft të buta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme