Pas disa javësh tensioni rreth grumbullimit të trupave ruse afër kufirit të Ukrainës, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka urdhëruar një numër njësish në zonë të kthehen në bazat e tyre, njofton BBC.
BE vlerësoi se më shumë se 100.000 ushtarë rusë ishin grumbulluar pranë kufirit si dhe në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014.
Duke folur në Krime, Shoigu ka thënë se njësitë në stërvitje do të ktheheshin në bazë.
Qëllimet e “kontrolleve të parakohshme” ishin arritur, shtoi ai.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili më parë sfidoi presidentin rus Vladimir Putin për ta takuar në zonën e konfliktit, e mirëpriti vendimin për “de-përshkallëzimin” e tensioneve në kufi.