Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Kosova s’ka pasur të drejtë të hapë ambasadën në Jerusalem.
Sipas saj, hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është shkelje e Rezolutës 1244.
Siç ka shkruar MPJ-ja e Rusisë në Twitter, Zakharova është deklaruar se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy shteteve të pavarura, Palestinës dhe Izraelit, dhe i hapur për të tri religjionet monoteiste.
Kosova hapi ambasadën e saj në Izrael në mes të marsit, pas marrëveshjes paraprake për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, më 1 shkurt. Krejt kësaj i parapriu një marrëveshje e 4 shtator në Washington për marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi, e ku ishte përfshirë pika për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Izrael.