Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aleanca ushtarake ndihmon në “përparimin e interesave të SHBA-së”.
Kjo ndërsa ka uruar Donald Trump për fitoren e tij.
Ai tha në një deklaratë:
“Pres me padurim të punoj sërish me të për të avancuar paqen përmes forcës përmes NATO-s.
Përmes NATO-s, SHBA ka 31 miq dhe aleatë që ndihmojnë në avancimin e interesave të SHBA-së, shumimin e fuqisë amerikane dhe mbrojtjen e sigurisë së amerikanëve.
Se bashku, aleatët e NATO-s përfaqësojnë gjysmën e fuqisë ekonomike të botës dhe gjysmën e fuqisë ushtarake të botës.
Ne përballemi me një numër gjithnjë e në rritje sfidash globale, nga një Rusi më agresive, te terrorizmi, konkurenca strategjike me Kinën, si dhe gjithnjë e më shumë përafrimi i Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Iranit.
Puna e përbashkët përmes NATO-s ndihmon për të parandaluar agresionin, mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët dhe mbështetur ekonomitë tona.
Presidenti i zgjedhur Trump tregoi një udhëheqje të fortë të SHBA-së gjatë mandatit të tij të parë në detyrë – një mandat që ndryshoi rrjedhën e shpenzimeve të mbrojtjes në Europë, përmirësoi shpërndarjen e barrës transatlantike dhe forcoi kapacitetet e Aleancës”.